Policia aksion në Lazarat, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim për...

Policia aksion në Lazarat, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim për drogë

124
0
Shares
Foto Ilustruese

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar një aksion blic në fshatin Lazarat, për personat e shpallur në kërkim për drogë.

Ende jo zyrtarisht, por sipas raportimeve te mediave, mësoshet se u vunë në prangat e policisë 4 persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, kryesisht për veprat penale të kultivimit të lëndëve narkotike.

U arrestua Tahir Brahimi, i dënuar me 6 muaj burgim nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.

Po kështu në prangat e Policisë kanë rënë  Ago Rabaj, Çoman Rabaj dhe Blerim Rabaj, për të cilët Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka lëshuar urdhër ndalimi për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal, “Kultivim i bimëve narkotike”.

vijon….

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY