Gjekmarkaj: Ambasadorja amerikane vuri pikat mbi ‘i’

Gjekmarkaj: Ambasadorja amerikane vuri pikat mbi ‘i’

54
0
Shares

Diplomatja amerikane vendosi pikat mbi “i”. Keshtu e komentoi nje ditë pas interprelancës në Senat të nominuarës për ambasadore të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, ku foli edhe për problemet e Shqipwrise me krimin e organizuar dhe krizën politike, analisti Agron Gjekmarkaj.

I ftuar në News24, Gjekmarkaj deklaroi se, Kim pranoi dhe legalizoi krizën politike në vend.

Sipas tij, prioritet i saj do të jetë zgjidhja e krizës së thellë politike në Shqipëri, duke shtuar se SHBA e ka pranuar dhe legalizuar krizën në vendin tonë.

“Ambasadorja që pret të marrë emërimin nga Senati foli për disa prioritete dhe vuri pikat mbi “i”. Ajo pranoi dhe legalizoi krizën në Shqipëri dhe premtoi se do ndihmojë që kriza të marrë një zgjidhje. Ne dimë që palët janë diametralisht të kundërta. Amerika e ka pranuar dhe legalizuar krizën dhe shtron zgjidhjen me gojën e ambasadores. Ajo foli dhe për një shqetësim të madh, raportin me narkotrafikun. Ky është një shqetësim jo vetëm i zërave opozitarë, por është shqetësim real. Pika tjetër, që meriton kaq vëmendje, është sinjali që SHBA jep për Reformën në Drejtësi. SHBA e pranon se ka krizë në Shqipëri dhe duhet zgjidhur, dhe ajo zgjidhet me zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Agron Gjekmarkaj.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme dhe se si shkohet deri në atë pik, Gjekmarkaj u shpreh se, nëse ndërhyrjnë ndërkombëtarët, protesta, qoftë edhe agresive, është rruga e vetme.

“Nëse nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët, do të ishte protesta, qoftë dhe agresive. Ndërkombëtarët lanë të kuptuar se nuk e duan këtë rrugë. Ata thonë që ka krizë dhe presion do të bëjnë mbi qeverinë, që të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, tha Gjekmarkaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY