Darka e fundit e Mogherinit me liderët e Ballkanit, Rama nuk merr...

Darka e fundit e Mogherinit me liderët e Ballkanit, Rama nuk merr pjesë

65
0
Shares

Ndonëse ishte konfirmuar se Edi Rama do të merrte pjesë në darkën e punës që u zhvillua në Bruksel midis liderëve të rajonit dhe Federica Mogherinit, kryeministri shqiptar nuk është shfaqur.

Ky ishte takimi i fundit që Mogherini zhvilloi me liderët e rajonit si Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, përpara përfundimit të mandatit.

Kryeministri Rama ndodhej ditën e djeshme në Athinë, në një vizitë të parashikuar, ku u takua edhe me homologun Mitsotakis. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim për shkakun e anulimit të pjesëmarrjes së Ramës në takimin e Brukselit.

Edhe pse kryeministri ynë mungoi, takimi u zhvillua dhe u diskutua per nje sër çështjesh. Gjatë takimit u shpreh keqardhje për vendimin e Këshillit Evropian, për të mos hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Palët ranë dakord që integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE mbetet një objektiv kryesor strategjik, në interes të përbashkët të BE-së dhe rajonit. Zyrtarët e lartë të BE-së dhe liderët e Ballkanit gjithashtu adresuan sfidat e përbashkëta që gjenden përpara.

//DRONI.al//

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY