“Qindra banorë arrestohen, kurse Tahiri nuk bëri burg as 20 minuta”, Balliu:...

“Qindra banorë arrestohen, kurse Tahiri nuk bëri burg as 20 minuta”, Balliu: Ju tregoj ku do pastrohen paratë e krimit

35
0
Shares

Në mbështetje të banorëve të Unazës ka qënë dhe vazhdon të jetë dhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili dhe kete ditë ka pritur bashkë me banorët vendimin e Gjykatës.

Teksa ndodhej me ta, Balliu është prononcuar për mediat, duke adresuar sulme ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtesise së munguar ndaj banorëve që prej një viti protestojnë.

Sipas Balliut, Rama ka një interes ekonomik personal, për të vjedhur.

Paratë që ai i ka vjedhur shqiptarëve do të pastrohen tek kullat që do të ngrihen tek Unaza. Ejani t’jua tregoj dy kullat e para tek Unaza. Ejani t’jua tregoj, aty do pastrohen paratë e krimit dhe vjedhjes.

Si ka mundësi që këta qindra banorë arrestohen, kurse Saimir Tahiri që mbushi vendin me drogë nuk ka bërë as 20 minuta burg?! Vetëm se ai ka fotot dhe videot e Olsi Ramës që qarkullonte në Xibrakë….Nuk ka drejtësi, gjykatat dhe prokuroritë kanë vdekur.”,– u shpreh Balliu.

Kujtojmë se tre banorët u liruan me vendim të gjykatës, teksa ishin mbajtur ne paraburgim prej 18 ditësh.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY