“Zgjedhjet e parakohshme”, Basha tregon çfarë ka ndryshuar nga 30-Qershori: Kemi qënë...

“Zgjedhjet e parakohshme”, Basha tregon çfarë ka ndryshuar nga 30-Qershori: Kemi qënë gati

40
0
Shares

Në një intervistë ekskluzive për gazetën ‘Mapo’, lideri demokrat Lulzim Basha  shprehet se është përgatitur një program ekonomik në bashkëpunim me gjermanët e CDU-së si dhe janë përgatitur paketa antimafia dhe antikorrupsion.

Kryetari i opozitës flet po ashtu për përpjekjet që po bëhen për të bindur elektoratin e pavendosur.

Nga ana tjetër, kryedemokrati, i pyetur për deklaratat e tij se është gati të futet në zgjedhje që nesër, dhe se çfarë ka ndryshuar nga 30 qershori, shprehet:

Pjesmarrja në farsën e 30 qershorit nuk kishte lidhje me gatishmërinë tonë për zgjedhje, por me standartet që i ofroheshin qytetarëve. Ne kemi qenë gati për të marrë pjesë në zgjedhje nëse ato do të kishin garancitë minimale për të siguruar votën e lirë, të fshehtë, të pandikuar, të pakërcënuar e të pashantazhuar të qytetarëve shqiptarë.

Por, sic e tha dhe ODIHR, 30 qershori nuk kishte lidhje me qytetarët shqiptarë dhe interesat e tyre. Cdokush e pa se si edhe kur vetë kandiduan, vetë votuan, vetë numëruan, Edi Rama dhe veglat e tij, prapë abuzuan dhe tjetërsuan çdo hap të procesit. Ajo që ne kemi kërkuar prej ditës së pare, kanë qenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, garantimi i votës. Sot kemi në krahun tonë edhe aleatët perëndimorë. Por përpara 30 Qershorit, ne nuk kishim një dokument të Bundestagut që njihte krizën politike dhe që kërkonte zgjidhjen e saj, nëpërmjet një reforme elektorale që garanton zgjedhje të lira e të ndershme”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY