VIDEO/”Maqedonia tregoi pjekuri politike”, Meta mesazh Ramës me shembullin e Zaev: Pati...

VIDEO/”Maqedonia tregoi pjekuri politike”, Meta mesazh Ramës me shembullin e Zaev: Pati reflektim

38
0
Shares

Teksa ka pritur presidentin e Maqedonisë, Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të koduar dhe kryeministrit Edi Rama, teksa tha se liderët maqedonas reflektuan dhe treguan pjekuri, me vendimin e kryeministrit Zoran Zaev për të çuar vendin në zgjedhje.

Sipas tij, një reflektim duhet urgjent dhe te ne, ndërsa theksoi se duhen forcojnë raportet me vendet kritike, siç janë Franca, Danimarka e Holanda, që bllokuan dhe integrimin e Shqipërisë në KE.

Meta i ka bërë thirrje politikës shqiptare, kryesisht kryeministrit Edi Rama, që të reflektojnë menjëherë dhe të lexojnë me vëmendje të gjitha detyrimet që iu duhen përmbushur për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Kemi reflektim në Maqedoni, përmes zgjedhjes, që tregon dhe pjekurinë e tyre. Edhe te ne duhet të kemi një reflektim të menjëhershëm dhe të lexojmë me vëmendje të gjithë detyrimet që duhet t’i kishim përmbushur dhe që duhet t’i përmbushim. Duhet të forcojmë raportet dhe bashkëpunimin me vendet kritike, Francë, Holandë, Danimarkë, Spanjë, etj. Duhet t’i bindim për seriozitetin tonë”,-u shpreh Meta.

LIVE – Konferenca e përbashkët për shtyp me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Sh.T.Z Stevo Pendarovski

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 26 octobre 2019

K.B/DRONI,al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY