“Rama hesht për këtë”, Ish-deputeti liston argumentat: Ata që ishin kundër negociatave...

“Rama hesht për këtë”, Ish-deputeti liston argumentat: Ata që ishin kundër negociatave ishin socialistë

46
0
Shares

Ish-deputeti Genc Pollo, i ftuar në ABCNews, ka komentuar dhe njëherë reformën zgjedhore, ndryshimin e sistemit, refuzimin për hapjen e negociatave dhe shengenin ballkanik. Për Pollon ligji për partitë dhe debati për sistemin merr përgjigje nga një konkluzion që e ka nxjerrë ODIHR.

Pollo u shpreh dhe kundër Shengenit Ballkanik, duke e parë atë si sinjalin më të keq, se e përjashton nga BE

I pyetur për mekanizmin e uljes në tryezë, Pollo shprehet se e rëndëishme është rënia dakord për përmbajtjen. Sipas tij edhe sistemi mund të rishikohet, por kryesore është zbatimi ligjor.

“Ka dy gjëra për reformën zgjedhore; ligji për partitë dhe debati për sistemin merr përgjigje nga një konkluzion që e ka nxjeerë ODIHR dhe bindja jonë e brendshme që ligjet e bukura të botuara janë një gjë dhe zbatimi i tyre është një gjë e rëndësishme. Mendimet lidhur me financat e partive që këqyren nga bankat.

“Kjo është diçka që zgjidhet, e rëndësishme është rënia dakord për përmbajtjen dhe ajo ka domethënie të kufizuar në raport me problematikën për zgjedhjet. Edhe sistemi mund të rishikohet, por kryesore është zbatimi ligjor dhe këtu kemi një sfidë ligjore. Ka vetëm shtrëngim dhe detyrim përmes një vullneti të fortë që ta pranojë”.

I shprehur më herët pro sistemit proporcional rajonal, Pollo e ka të vështirë të besoj te ndryshimi i sistemit në këtë realitet, ndërsa ngre pyetjen nëse një formulë e re a do të garantonte zgjedhje korrekte.

Sa i takon refuzimit për hapjen e negociatave Pollo thekson se vendimet politke janë herë të ëmbla e herë të hidhura dhe ato duhen respektuar, por ai dënon sulmet personale ndaj marron dhe familjes së tij.

“Problemi me Ramën është se kemi patur shkarje mbrapa me ligjin dhe demokracinë, edhe më parë ka patur po përqindja dhe masa është tjetër dhe PO e gjermanisë është PO me 9 kushte. Rama duhet të kishte folur për ish-kryebashkiakun e Durrrësit, për ata ministra e deputetë që të paktën me fjalën e tij ti dënonte, por ai i ka mbrojtur.

Është e dënueshme që e kanë dënuar Francën. Unë nuk jam dakord, por vendimet politike janë herë të ëmbla e herë të hidhura dhe ato duhen respektuar. Sulmet personale ndaj Macron dhe familjes së tij janë të turpshme. Një armiqësi me Francën dhe Europën është gjëja e fundit që i nevojitet Shqipërisë. Është tmerr i madh që përgjegjësinë për këtë situatë t’ia varësh kancelares”.

Ndërsa ne nje postim në Twitter, bashkangjitur lajmit per intervistën, Genc Pollo evidenton se ata që kundërshtuan hapjen e negociatave janë socialistë.

Ata katër shefa qeverish të BE që kundërshtuan hapjen në parim të negociatave me Shqipërinë ishin socialistë (Danimarka, Spanja) e liberale të qendrës së majtë. Të gjithë të tjerët (PPE e Konservatorë) ishin pro. Rama hesht për këtë”,-shkruan Pollo.

KB/Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY