Protestë kundër ndërtimit të HEC-it në Mat, banorët përplasen me policinë: Ne...

Protestë kundër ndërtimit të HEC-it në Mat, banorët përplasen me policinë: Ne vetëm këtë ujë kemi

63
0
Shares

Një protestë është duke u zhvilluar në zonën e Zall Gjocajt në Mat. Banorët e tre fshatrave kanë dalë në protestë për të mos lejuar marrjen e ujit të tyre, për ndërtimin e HEC-it privat.

Banorët janë përplasur me kordonin e policisë, i cili ka shkuar në ndihmë të firmës private. Banoret janë shprehur se nuk do të lejojnë ndërtimin, sepse vetëm me këtë ujë jetojnë.

‘Ne vetëm me këtë ujë jetojmë. Nuk kemi asnjë pasuri tjetër’,-thonë ata.

Ata thonë se do të bëjnë qëndresë ndaj kërkesës së tyre kundër ndërtimit të HEC-it, ndërsa ditën e sotme kanë marrë edhe cadra për t’i ngritur pranë vendit ku po kryhen punimet.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY