“Porti i Durrësit numër 1 për destinacionin e kokainës”, Berisha zbulon kush...

“Porti i Durrësit numër 1 për destinacionin e kokainës”, Berisha zbulon kush fshihet pas emërimit të Vengut

82
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar i pari nga opozita pas emërimit drejtor në Portin e Durrësit të Pirro Vengus.

Ish-kryeministri zbërthen në “Facebook” gjithë skenarin e mazhorancës, duke shkruar  se drejtori i ri është përfaqësues kryesor dhe ndërlidhës i mandatuar i Ndragetës në të dy anët e Adriatikut.

Sipas Berishës, zëvendësimi i rrufeshëm i ish-drejtorit Tare me Vengun është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, të cilin ish-kryeministri e quan “Dom Djall Agaçio”.

Supermafiozi Don Djall Agacio i mbeshtetur nga Edvin Mafia rremben portin e Durresit!
Miq, pas doreheqjes se rrufeshme dhe te papritur te drejtorit te Portit te Durresit nga shkaqe tejet enigmatike, ai, si asnjehere ne kater doreheqjet e meparshme, zevendesohet me urgjence nga konfidenti i Don Djall Agaçios, perfaqesues kryesor dhe nderlidhes i mandatuar i Ndragetes ne te dy anet e Adriatikut.

Porti i Durresit sot eshte porti nr nje i destinacionit te kokaines ne Europe. Thuhet se zevendesimi i rrufeshem i ish drejtorit Tare me P.Vëngun u be nga Don Djall Agaçio me mbeshtetjen e direkt Edvin Mafise. Sb”,-shkruan në mesazhin e tij Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY