“Krimi në Sarandë”/E dhunoi biznesmenin me shkop bejzbolli dhe e vrau me...

“Krimi në Sarandë”/E dhunoi biznesmenin me shkop bejzbolli dhe e vrau me pistoletë, esktradohet nga Italia autori

138
0
Shares

Keivi Hysa, 28-vjeçari nga Kurbini që ishte shpallur në kërkim nga Policia për vrasjen e biznesmenit në Sarandë është ekstraduar nga Itali.

Burime nga policia, bëjnë me dije se Hysa është arrestuar në Itali dhe sot është esktraduar, ku do vuajë dënimin për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

“Ekstradohet nga Interpol Tirana një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për Vrasje. U krye ekstradimi nga Milano/Itali drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar K. H., 28 vjeç, lindur në Kurbin. Shtetasi K. H. ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”,-sqaron policia.

Ngjarja në fjalë për të cilën akuzohet i riu ka ndodhur në Sarandë, ku Edmond Theodhori, që ishte dhe biznesmen, u godit për vdekje. Policia në atë kohë identifikoi 6 persona që ishin me orgjinë nga Laçi dhe Kruja, si autor të këtij krimi rëndë.

Nga pamjet e një kamere sigurie rezultonte si autor kryesor Eljon Hysa. Gjithashtu u identifikuan dhe shpallën në kërkim dhe personat e tjerë që shiheshin në video, ku mes tyre ishte dhe Kejvi Hysa. Ky i fundit sipas policisë ka qëlluar me shkop bjesbolli dhe me pistolete Thoedhorin dhe e ka lënë të vdekur.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY