Operacion në Mirditë, arrestohen 5 persona me drogë, armë dhe municione

Operacion në Mirditë, arrestohen 5 persona me drogë, armë dhe municione

602
0
Shares

Pesë persona janë arrestuar pasi janë kapur me drogë gati për ta shitur, armë dhe municione në Mirditë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Bulshar” u arrestuan J. N .,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç, të gjithë banues në fshatin Bulshar, Mirditë.

“Shërbimet e Policisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla, për ta shpërndarë, kanë ushtruar kontroll në vendin ku ata qëndronin, një godinë e braktisur, në fshatin Bulshar. Si rezultat, Policia ka sekuestuar sasinë e lëndës narkotike dhe ka arrestuar 5 shtetasit e lartpërmendur”, sqaron policia.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, në banesën e shtetasit K. L. , u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov, me 30 fishekë.

Në vijim të veprimeve, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin N. L., 59 vjeç, banues në Bulshar, Mirditë.

Materialet iu referuan prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit J. K.  për vepren penale “Fshehja e krimit”, për shtetasit  F. Rr., K.L  dhe N. Rr., si dhe për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak” në ngarkim të shtetasit N. L.

KB/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY