Celula terroriste që planifikoi sulm në Shqipëri, shpallen në kërkim ndërkombëtar...

Celula terroriste që planifikoi sulm në Shqipëri, shpallen në kërkim ndërkombëtar 4 personat e identifikuar

69
0
Shares

Janë shpallur në kërkim ndërkombëtar 4 personat e identifikuar si pjesë e celulës terroriste, të cilat kishin planifikuar sulme në Shqipëri.

Kudo janë shpërndarë informacione për iranianin që njihet me, pseudonimin Payman, kreun e celulës; Abdolkhalegh Malek Zadeh, i datëlindjes 21 Prill 1979, i cili njihet me pseudonimin “Ferhat”; Erwin Aram, i datëlindjes 13 Korrik 1974, i cili njihet si “Alireza Nagahshzadeh” dhe ka pasaporte austriake.

Sipas policisë, në kërkim ndërkombëtar është shpallur dhe Abdulselam Turgut, i datëlindjes 27 Maj 1967. Për të policia ka dosje më të plotë me të dhëna pasi në disa shtete ai ka qenë i arrestuar për trafik lendesh narkotike. Se fundmi ne Turqi dhe Azerbajxhan.

Celula terroriste drejtohet nga operativi i Forcave QUDS, i njohur si PEYMAN. PEYMAN është rezident i përhershëm në Iran dhe menaxhon në distancë një numër operativësh në Shqipëri dhe në vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Perëndimore. Mes të tjerash, ai inicioi dhe zbatoi tentativën e fundit për sulm në muajin mars 2018. PEYMAN menaxhon shumë operativë, disa për grumbullim informacioni dhe të tjerë për të kryer sulme terroriste.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY