VIDEO/Pamjet e kamionit brenda të cilit u gjendën 39 të vdekur, reagon...

VIDEO/Pamjet e kamionit brenda të cilit u gjendën 39 të vdekur, reagon kryeministri i Anglisë

93
0
Shares

Gjetja e 39 personave në kamion të vdekur ka marrë vëmendjen e mediave angleze, të cilat vijojnë të japin detaje nga ngjarja e rëndë.

Sipas Daily Mail, i arrestuar është shoferi i kamionit, një burrë 25-vjeçar nga Irlanda Veriore. Burimet paraprake raportojnë për mediat vendase se kamioni ishte nisur nga Bullgaria, ndërsa në të ndodheshin 39 persona, 38 të rritur dhe një adoleshent.

Kamioni me viktimat u gjet rreth orës lokale  01:40 në Parkun Industrial Waterglade që është mbyllur. Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe Kryeministri Boris Johnson, i cili tha se ishte i mërzitur nga ky incident tragjik.

“Po informohem rregullisht dhe Zyra e Punëve të Brendshme do të punojë ngushtë me Policinë e Essex për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjarët e tyre,”-u shpreh kryeministri britanik në Twitter.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY