VIDEO/Nuk është martuar ende, Mira Kazhani: Nuk ka kërkesa, për pritshmëritë e...

VIDEO/Nuk është martuar ende, Mira Kazhani: Nuk ka kërkesa, për pritshmëritë e mia nuk ka

140
0
Shares

Një prej gazetareve më të komentuara, Mira Kazhani, dhe pas aksidentit të bujshëm, ka folur hapur lidhur me çështjet e zemrës, teksa ka treguar se vijon ende të jetë me statusin e një beqareje.

E ftuar në “Ftesë në 5”, gazetarja tregoi se nuk ka kërkesa dhe se asnjë nuk arrin pritshmëritë e saj, fjalë të cilat i nxorri në rrjedhe e siper teksa fliste për marrëdhënien me motrën e saj.

Nuk ka kërkesa, për pritshmëritë e mia nuk ka’, është përgjigjur ajo duke treguar se kjo puna e burrave i është bërë havale.

Unë them që duhet të bëjë disa kombinime universi…mbase edhe vet e kam pak fajin, një lloj pasioni e kam patur për gazetarinë. Sa më shumë distancohesh, zvogëlohen mundësitë që të njohësh njerëz të rinj. Ti e di Bieta që të gjithë ne që jetojmë në botën e medias, vetvetiu krijojmë një lloj mikrobote, rrimë shumë në rrethin tonë dhe nuk është se ke shumë mundësi kontaktesh. Megjithatë është pak përgjithësisht problem gazetarësh ky…”, sqaroi Mira, duke theksuar se ndihet mjaft rehat dhe e lumtur nën statusin e beqares.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY