“U rrahën me shkopa gome”, Plas sherri në Vlorë, pranga dy personave

“U rrahën me shkopa gome”, Plas sherri në Vlorë, pranga dy personave

45
0
Shares

Pas një konflikti fizik midis njëri-tjetrit, policia ka arrestuar  në flagrancë 2 shtetas dhe procedon në gjendje të lirë 2 të tjerë.

Sipas një njotimi nga Policia, mësohet se mbrëmë në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë, të arrestuarit kishin përdorur dhe shkop gome për të dhunuar njëri-tjetrin.

“Mbrëmjen e kaluar, në ambientet e një lokali në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti ndërmjet njëri-tjetrit për motive të dobëta, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Th.M., 42 vjeç pasi dyshohet se gjatë konfliktit ka përdorur shkop gome, në cilësinë e armës së ftohtë.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin S.Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli personal këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Gjithashtu, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit A.L dhe Xh.A për “Plagosje të lehtë me dashje” pasi kanë goditur fizikisht shtetasin Th.M”-sqaron policia.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY