Politikani në Belgjikë i del në krahë familjes shqiptare, nuk lejon dëbimin...

Politikani në Belgjikë i del në krahë familjes shqiptare, nuk lejon dëbimin e tyre nga qyteti

70
0
Shares

Një rast i rrallë vjen nga Belgjika, ku një politikan i ka dalë në krahë një familje shqiptare.

Sipas medias vendase `DH.be, Paul Magnette kryetari i bashkisë së qytetit Charleroi në Belgjikë, i cili sapo është zgjedhur edhe president i Partisë Socialiste belge në Wallonia, kreu një veprim jashtëzakonisht të rrallë duke urdhëruar policinë bashkiake që të mos ekzekutonin një urdhër dëbimi për një familje shqiptare.

Vendimi i tij erdhi pas një demonstrimi solidariteti javën e kaluar në qytetin Charleroi ku studentë, mësues, prindër dhe mbështetës të dy shkollave shpallën publikisht mbështetjen e tyre ndaj familjes.

Zona jonë e policisë është subjekt i një autoriteti të dyfishtë, i prokurorit të Mbretit për atë që është gjyqësore, e imja për atë që është administrative. Në mungesë të masave gjyqësore, i takon kryebashkiakut që të zbatojë rendin publik.

Në këtë rast, dëbimi do të krijonte më shumë telashe sesa mirëmbajtja e familjes. Kështu që unë mora përgjegjësitë e mia”, deklaroi ai.

Familja  shqiptare është vendosur në Charleroi prej 8 vitesh. Problemi lindi këto kohë, ndërsa kjo familje shqiptare u integrua në mënyrë të përsosur, Zyra për të Huajt, vendosi ta riatdhesonte atë.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY