ITALI/ Nxenesi shqiptar, padi shkolles 400 mije euro se nuk e mori...

ITALI/ Nxenesi shqiptar, padi shkolles 400 mije euro se nuk e mori ne ekskursion

50
0
Shares

Ndodhi ne Arezzo në Itali. Corriere della Sera shkruan se një student i përjashtur nga një ekskursion në Amsterdam ka paditur shkollën e tij dhe tashmë kërkon 400 mijë euro.

Historia nuk është e re pasi ka disa vite që ka nisur, por një ditë më parë gjykata e Apelit vendosi që çështja të gjykohej nga një gjykatë civile dhe jo penale. Nxënësi në fjalë është shqiptari Endri Begaj që sot është 32 vjeç.

Duhet të rikuperojë mësimet, rendimenti i tij është i ulët dhe ka nevojë për më shumë studime” –shkruanin në atë kohë mësuesit e tij kur e përjashtuan nga ekskursioni 12 vjet më parë. Tashmë ai ka bërë një padi për diskriminim. Polemikat janë të shumta. Sipas avokatit të tij, Gabriele Magrini, ky “dënim” i shkaktoi trauma si e bëri të ndihej i diskriminuar. Më pas shkolla e përjashtoi shqiptarin, por ai ka vendosur të hakmerret deri në fund.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY