FOTO/”Më premtoi”, zbulohen bisedat e ambasadorit me gazetarin italian: Do shkoj ta...

FOTO/”Më premtoi”, zbulohen bisedat e ambasadorit me gazetarin italian: Do shkoj ta marr vetë Alvinin

63
0
Shares

Gazetari i emisionit investigativ “Le Ienne” që publikoi reportazhin me historinë e shqiptarit Alvin Berisha, 11-vjeçarit që jetonnë kampin “Al-Hol” ka zbuluar dhe mesazhet me ambasadorin Gent Gazheli.

Kjo histori ka treguar dhe sesa e gatshme dhe se sa ka punuar qeveria dhe diplomacia shqiptare me riatdhesimin e shqiptarëve tè ndodhur ne kampet e Sirisë.

Në një lidhje në emisionin ‘Tempora”, Taulant Kopliku ka treguar në ekran mesazhet ku shihet se ambasadori Gazheli ka premtuar se do të shkojë vetë në atë kamp për ta tërhequr Alvin Berishën.

Bisedat e ambasadorit Gazheli dhe gazetarit vijojnë si më poshtë:

Ambasadori Gazheli: Kam kërkuar të vijnë në Erbil. Nëse do të ketë mirëkuptim për fëmijën për ta dorëzuar. Do shkoj vetë në Erbil.

Gazetari i dërgon një voice message. 

Ambasadori Gazheli: Gjithë të mirat. Do bëjmë të pamundurën të sjellim djalin prapë të atit. Mund të kem nr e pikës së kontaktit që keni në kamp? Nr mob?

Zona ku jeni paraqet rrezikshmëri të lartë. Keni patur komunikim sëfundmi për fëmijën?

Gazetari Taulant Koplikaj: Jo. Në drekë e kemi lënë në kamp.

Ambasadori Gazheli: Po e ndjek me prioritet maksimal. Djali është shqiptar dhe do ta kthejmë.

Propozini Erbilin. Dhe vij unë dhe në Erbil.

Gazetari Taulant Koplikaj: Ok. Ja sa thirra këtë djalin e po të shkruaj pas pak.

Ambasadori Gazheli: Ok. Po ju pres.

Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY