DETAJE/Shqiptari në Itali tapë, rreh me shkop byreku bashkëshorten

DETAJE/Shqiptari në Itali tapë, rreh me shkop byreku bashkëshorten

638
0
Shares

Një 40 vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në pranga të policisë, pasi rrahu me shkop byreku gruan e tij.

“Ilgiornale” shkruan se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, ku brenda pak minutash ulërimat u ndjenë në rrugët e qendrës në Rimini. 35-vjeçarja viktimë e burrit torturues u shpëtua nga policia.

Ishte një çift aty pranë, i cili në gjendje alarmi i kërkoi policisë që të ndërhynte shpejt në Rrugën “Severino Ferrari”. Gruaja u përgjërua për ndihmë, ndërsa binte poshtë shkallëve të godinës me fytyrën e mbuluar me gjak.

Kështu, ndërsa disa banorë po ndihmonin gruan, u thirr edhe emergjenca, ndërsa bastisi shtëpinë. Në tryezë në kuzhinë, u gjet një shkop byreku me gjurmë të qarta gjaku.

Ndërsa 35-vjeçarja dhe dy fëmijët e saj të vegjël u morën nga policia. Forcat e rendit u vunë nën lëvizje për të kapur autorin e ngjarjes, jo shumë larg ndërtesës dhe në gjendje të dukshme të dehur.

I ndaluar menjëherë dhe i prangosur, shqiptari u dërgua në burg për kontrollet rituale. Menjëherë pas verifikimeve, magjistrati hetimor i dha një urdhër paraburgimi atij për krimet e lëndimeve të rënda dhe keqtrajtimit./DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY