VIDEO/Kryeministri nuk ka shenja reflektimi, i përgjigjet Bashës: Dielli ka dalë përsëri...

VIDEO/Kryeministri nuk ka shenja reflektimi, i përgjigjet Bashës: Dielli ka dalë përsëri dhe rruga jonë vijon

48
0
Shares

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të kryedemokratit Basha, i cili i kerkoi largimin e tij dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Me plot delir, Kryeministri nuk e pranon dështimin, madje shprehet se do të vijojë me reformat pa marre asnjë përgjegjësi.

“Këtu nuk ka asgjë të re. Ata kanë punuar shumë fort e nuk kanë lënë gur pa luajtur. Nuk ia kanë dalë sepse ne kemi arritur të kapërcejmë pengesën e ngritur arfiticialisht në 6 muajt e parë të vitit, duke marrë mbështetjen e Gjermanisë.

Dy vendet nuk morën dot atë që iu takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në familjen europiane. Është materializuar ajo që kam paralajmëraur një konflikt mbi të ardhmen e BE. Në këtë pikë, ne këtu apo ata në Maqedoninë e Veriut, nuk kanë më shumë në dorë se të bëjmë detyrat e shtëpisë.

Sic e shikoni dielli ka dalë përsëri, dita ka filluar përsëri dhe rruga jonë vijon pa asnjë lëkundje dhe ekuivok.” u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2564343850275321/?t=11

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY