VIDEO/Prishja e ndërtesave, dalin pamjet: Me lot në sy mes rrënojave banorët...

VIDEO/Prishja e ndërtesave, dalin pamjet: Me lot në sy mes rrënojave banorët e Shkozës qajnë për banesat

91
0
Shares

Një ditë më parë në Shkozë, IKMT u dha fund dhe dy shtëpive, dhe pse rezistenca e banorëve ishte e madhe. Për të vazhduar projektin e Unazës së Re, policia nuk kurseu dhe as nuk pati ndjeshmëri, por hyri me dhunë duke i nxjerrë banorët jashtë dhe duke vijuar me shkatërrimin e banesave.

Ky moment është shoqëruar me tension dhe dhimbje nga banorët. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, pronarët e banesave shfaqen duke qarë mes rrënojave. Një burrë i ulur mes rrënojave qan dhe ndërkohë pi cigare.

Nga ana tjetër, ka patur dhe gra të cilat janë shprehur se dhe ne kohen e serbit, nuk ndodhnin te tilla gjera, ku pronarët e shtëpive nxirren si leckë jashtë.

Ata i kanë kërkuar policisë vendimin për prishjen e shtëpive të tyre por deri më tani, ata nuk u kanë treguar asnjë lloj vendimi që të legjitimojë veprimin e IKMT-së.

Mekat ne Shkoze, qytetaret ne qiell te hapur, te mbytur ne lote…. E pafalshme. Qeveria kundra qytetareve!

Mekat ne Shkoze, qytetaret ne qiell te hapur, te mbytur ne lote…. E pafalshme. Qeveria kundra qytetareve!

Publiée par Mbeshtetje banoreve te "Unazes se Re" sur Jeudi 17 octobre 2019

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY