Rama flet per zgjedhje te parakoshme, a ka plan si Zaevi!

Rama flet per zgjedhje te parakoshme, a ka plan si Zaevi!

83
0
Shares

Kryeministri Edi Rama as që mendon per zgjedhje te parakohshme nese sot do te marre nje ‘jo’ zyrtare nga BE ne lidhje me hapjen e negociatave.
Ai ka perjashtuar nje skenar maqedon te Zarvit qe kwrkon rimandatim nese nuk hapen negociatat.
I pyetur në emisionin “Open” pas kthimit nga Brukseli, Rama tha se s’ka arsye për të shkuar në zgjedhje, madje ka bërë ironi për këtë.

“Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin dhe ka bërë diçka që e kanë kërkuar ata. Ka bvërë një sakrificë për ata. Duke kërkuar hapjen e negociatave, Zaev ka thënë që të shkojë në referendum nëse nuk merr një dritë jeshile nga BE.

Ne jo vetëm që nuk do shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por do të ecim përpara. Në 19 dielli do të lindë përsëri.

Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje sepse Shqipëria nuk ka lënë gjë pa bërë këtij procesi. Nëse zgjedhjet e parakohshme në Shqipëri do zgjidhnin përplasjet mes Gjermanisë dhe Francës unë do të mendoja. Nëse përfshirja në zgjedhje e Nardit dhe Dashit do zgjidhte problemin mes Merkelit dhe Makronit unë do bëja gjithçka”, theksoi me ironi Rama.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY