Integrimi/Basha: Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim, Shqipëria nevojë...

Integrimi/Basha: Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim, Shqipëria nevojë për lidership të ri

70
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar për “Euroactiv” se vendimi i Këshillit të Evropësn nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim, referuar lajmit të publikuar në mediet italiane se Franca ka vënë ‘veton’, ndërsa kundër janë shprehur edhe Holanda me Danimarkën.

Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë.  Gjermania ka shtruar 9 kushte që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”,-është shprehur Basha.

Sipas tij, tashmë gjithë energjia dhe fokusi i politikës shqiptare duhet të jetë te kryerja e detyrave të shtëpisë, te lufta ndaj krimit dhe korrupsionit.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY