FOTO/Shpërthimi me eksploziv në makinën luksoze me targa gjermane, pistat ku po...

FOTO/Shpërthimi me eksploziv në makinën luksoze me targa gjermane, pistat ku po heton policia

181
0
Shares

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i një makine me lëndë eksplozive, i ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Siri Kodra”.

Sipas gazetarëve në vendin e ngjarjes, eksplozivi i është vendosur një “Benzi” të zi i kohës së fundit, me targa gjermane. Eksplozivi ka qenë i vendosur dhe i lidhur me derën, ndërsa ka shpërthyer në momentin që pronari i tij, Artion Bylyku, ka shtypur pajisjen elektronike për të hapur derën dhe fatmiresisht ndodhej në distancë.

Pronari menjëherë ka njoftuar policinë, e cila me ndihmën e forcave të xhenios kanë bërë shpërthimin e komanduar të sasisë së eksplozivit.

PNgjarja dyshohet se ka qenë një mesazh për pronarin e mjetit luksoz, ndonëse deri më tani nuk dihet asgjë mbi të shkuarën e tij.olicia po heton në pistën e ndonjë konflikti të mundshëm të Artion Bylykut.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY