“Euractiv”/Flet gazetari: Dështojnë përfundimisht bisedimet në Bruksel për zgjerimin e Bashkimit Evropian

“Euractiv”/Flet gazetari: Dështojnë përfundimisht bisedimet në Bruksel për zgjerimin e Bashkimit Evropian

53
0
Shares

Teksa sot pritet një përgjigje përfundimtare, mediat e huaja kanë filluar të japin paraprakisht versionet, nisur dhe nga zhvillimet e djeshme lidhur me fatin e Shqipërisë për çeljen e negociatave.

Gazetari, Gerardo Fortuna, shkruan për “Euractiv” se “kanë dështuar përfundimisht bisedimet në Bruksel për zgjerimin e Bashkimit Evropian, me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

“Një rinisje e bisedimeve për zgjerimin nuk është në axhendën e sotme, megjithëse një përmendje mbi ndryshimin procedural në konkluzionet përfundimtare nuk përjashtohet plotësisht.

Unë pashë raportet e mediave që 25 shtete anëtare ishin në favor dhe 3 kundër, por nuk është aq e thjeshtë sa thuhet.

Disa vende ishin në favor të ndarjes se procesit per dy vendet, disa kundër, por ajo që është e drejtë të thuhet është se kishte një shumicë shumë të gjerë të gatshme për të hapur negociatat. Por nevoja është për unanimitet në BE. Asnjë marrëveshje përfundimtare nuk do të arrihet sot”, ka thënë një diplomat i BE, të cilin e ka cituar media Euractiv.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY