EMRI/I rikthehet “sportit” të tij të preferuar, tenton të arratiset sërish nga...

EMRI/I rikthehet “sportit” të tij të preferuar, tenton të arratiset sërish nga burgu i dënuari për vrasje

97
0
Shares

Gëzim Toma ka tentuar të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin, duke përsëritur ‘sportin’ e tij të preferuar. Toma është arratisur gjashtë vite më parë nga burgu i Drenovës, për t’u larguar më pas drejt Greqisë, nga ku u ekstradua në fillim të këtij viti.

Gëzim Toma bashkë me Admir Tafilin dhe disa të burgosur të tjerë, u arratisën më 23 Nëntor të 2013, duke kërcënuar me armë gardianët. Ata u prangosën më pas në disa magazina në qytetin e Përrenjasit, por Toma mundi të shpëtonte. Arratia e tij zgjati shumë pak, pasi u prangos nga policia greke më datë 29 Nëntor të po atij viti, teksa kalonte kufirin për të shkuar drejt Greqisë.

Gëzim Toma, është i  dënuar me 20 vite burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vjedhja me dhunë”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Gëzim Toma, ka qenë duke vuajtur dënimin në IEVP-Drenovë, për veprën penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, si autor i vrasjes së një 25 vjeçari, ngjarje e ndodhur në Krastë, Martanesh.

Në datë 23.11.2013, duke kërcënuar me armë gardianët, ky shtetas është arratisur nga ambientet e burgut.

Më datë 29.11.2013, pas një bashkëpunimi me autoritetet policore greke, është bërë i mundur arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY