Basha kerkon zgjedhje te parakohshme: Nuk heqim dore nga kushtet

Ndaje

Kreu i PD tha sot se nuk heqin dore nga kushtet per zgjedhje te parakohshme, pa Ramen ku te jene perfshire edhe zgjedhjet lokale.

Pjese nga deklarata e Bashes:

Ne Europë shkohet me zgjedhje dhe barazi para ligjit, jo me paratë e Toyota Yaris”. Basha shpjegon reformimin që do Franca: Makron do që të verifikohen të vërtetat dhe gënjeshtrat për Ballkanin.

Bundestagu ka ngritur mekanizmin e vet të verifikimit dhe këtu nuk ka asnjë fije ndryshimi mes Gjermanisë dhe Francës. Të njejtën gjë po thotë edhe Macroni. Por në Francë Asambleja Nacionale nuk ka të njëjtat kompetenca si Bundestagu. Macron dëshiron të reformojë procesin sesi verifikohen të vërteta e Ballkanit dhe gënjeshtrat e Ballkanit, demokratët që shiten si autokratë, trafikantët e drogës që shiten si politikanë të ndershëm dhe hipin e zbresin avionët për Bruksel me çanta me para, me të cilat mendojnë se mund të blejnë deputetë të falimentuar, por nuk i blejnë dot kurrë të vërtetën. Nuk shkohet në Europë me Toyota Yaris. As me paratë e Toyota Yaris.

Makroni po këkron një reformim të mënyrës sesi vlerësohet dhe kontrollohet procesi i reformavë të atyre që duan të hyjnë në klubin e vendeve më të pasura, më të përparuara të globit. Si janë bërë të pasura dhe të përparuara? Përmes 2-3 parimeve fare të thjeshta: zgjedhjeve të lira e të ndershme, që mundësojnë që vendi të mos u takojë një grushti pashallarësh 2-3 njerëzve, qofshin këta trafikantë droge apo oligarkë, por t’i takojë çdo qytetari, t’u takojë gjithë shqiptarëve. Së dyti, që çdo qytetar të jetë i barabartë para ligjit, pavarësisht nëse është me i pasuri, më I fuqishmi apo më i varfri dhe më I pamunduri. Kjo ëhstë Europa. Prandaj ikin shqiptarët edhe pa mësuar frëngjisht, sepse Franca është e të gjithë francezëve, nuk është vetëm 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve. Se në Francë të trajtojnë njësoj dhe të drejtat e njeriut I ke të mbrotjura njëso. Sikur je President i Francës, sikur je azilant, por resident në Francë, trajtimin para ligjit e kanë të gjithë njësoj. Dhe pa shkuar ne drejt këtyre standardeve, nuk shkon Shqipëria në Europë. Macron po kërkon pikërisht këtë. Të reformojë mënyrën sesi vendet e ardhshme anëtare do të kontrollohen, që të mos kenë dështime apo gjysëm dështime si në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë, apo hapa prapa si në rastin e Vishegradit. Që, prapëseprapaë, po t’i marrësh të gjitha bashkë, nuk janë as 1/100 e problemeve që ka sot Shqipëria. E mora nga pikëpamja europiane, sepse europianët këto simptoma shohin nga trupi i Shqipërisë. Nga trupi ynë shohin azilantë, shohin dhjetëfishin të krimit të organizuar, si në Hollandë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje