Vidhnin banesat e futbollistëve të Spanjës, goditet banda e hajdutëve, mes tyre...

Vidhnin banesat e futbollistëve të Spanjës, goditet banda e hajdutëve, mes tyre dhe një shqiptar

75
0
Shares

Eshtë përfolur dhe më parë për një grup hajdutësh të cilët shënjestër kishin shtëpitë e futbollistëve madrilëne.

Sot, mediat e huaja, kanë nxjerrë detajet e para nga operacioni i finalizuar, ku është goditur banda e hajdutëve dhe janë arrestuar katër presona, mes të cilëve edhe një shqiptar.

Operacioni policor është zhvilluar mes qyteteve të Madridit dhe Tolendo.

Mediet spanjolle raportojnë se anëtarët e kësaj bande kishin si shënjestër banesat e futbollistëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Shqiptari i arrestuar është identifikuar si M. Z. dhe është arrestuar për vjedhje me dhunë në shtëpinë e Jose Luis Morena.

Mes sendeve të vjedhura, policia ka arritur të gjejë edhe medaljen e garës së Champions, e Thomas Partey. Disa prej lojtarëve, banesat e të cilëve janë plaçkitur, janë Casemiro, Isco, Zifane, Morata, etj. Kryesisht, shtëpitë e tyre janë grabitur, ditët kur futbollistët kanë pasur ndeshje të rëndësishme.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY