VIDEO/Të frikësuar dhe duke bërtitur, kamerat e fshehta tregojnë si trajtohen majmunët...

VIDEO/Të frikësuar dhe duke bërtitur, kamerat e fshehta tregojnë si trajtohen majmunët në laborator

97
0
Shares

Këto janë pamje të frikshme sesi trajtohen kafshët të cilat përdoren për eksperiment ne nje laborator në Gjermani. Disa organizata për mbrojtjen e kafshëve, si Soko Tierschutz dhe Cruelty Free International kanë shpërndarë një video të një aktivisti që kishte gjetur përkohësisht punë në një laborator në Mienenbuttel, në periudhën dhjetor 2018 – mars 2019.

Sipas The Mirror, pasi vërejti kushtet sipas tij të tmerrshme në të cilat jetonin kafshët, qenë, mace, lepuj dhe veçanërisht majmunë, i riu mori kurajë dhe vendosi një kamera të fshehtë duke filmuar disa minuta.

Trajtimin më çnjerëzor sipas tij e pësonin majmunët, të tipit makak, që duken në pamje të lidhur më rrathë metalikë dhe shirita ngjitës.  Shoqatat denoncojnë se Gjermania nuk ka ligje strikte mbi eksperimentet mbi kafshët, që i shërbejnë në pjesën më të madhe industrisë farmaceutike.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY