Britania dhe BE arrijnë marrëveshjen për Brexit, Brukseli pritet të humbasë një...

Britania dhe BE arrijnë marrëveshjen për Brexit, Brukseli pritet të humbasë një shumë të madhe parash

69
0
Shares

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje të re për Brexit-in, përpara se udhëheqësit evropianë të takohen në Bruksel.

Lajmin e kanë konfirmuar liderët përmes njoftimeve në rrjetet sociale. Kryeministri britanik Boris Johnson shkroi në Twitter: “Kemi arritur një marrëveshje të shkëlqyer që na kthen kontrollin”.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker theksoi: “Kemi një marrëveshje! Është e drejtë dhe e ekuilibruar si për BE dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe është testament për përkushtimin tonë për të gjetur zgjidhje. I rekomandoj parlamenteve që ta miratojnë”.

Deri më tani palët kanë pasur mosmarrëveshje kryesisht për shkak të kontrolleve në kufirin irlandez, pas Brexit-it. Afati për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është 31 tetori.

Ne heret ishte theksuar se nëse Britania largohet nga BE-ja, Brukseli do të përballet me rreth 15.4 miliardë dollarë më pak secilin vit.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY