VIDEO/Rama mban gjallë shpresat për negociatat: Po nisem në Bruksel të kërkoj mbështetje

Ndaje

Kryeministri Edi Rama vazhdon të japë mesazhe përmes videove, ku dhe këtë herë ka treguar se nuk ështe dhe aq optimist.

Ai në mesazhin e tij ka bërë të ditur se po niset në Bruksel për të marrë pjesë në tryezën e Partive Popullore Europiane, ku do të takohet me krerët e shteteve të BE-së për të kërkuar mbështetje.

Edhe pse 4 vende janë skeptike për Shqipërinë dhe raporti final qe do t’u dorëzohet nesër kryeministrave të BE-së tregoi se Shqipërisë do t’i shtyhet data e hapjes së negociatave, per shkak te kushteve të vendosura.

Rama shprehet  nuk është as optimist dhe as pësimit për situatën, por ka thënë se Shqipëria ka mbështetjen si asnjëherë më parë nga vendet e BE-së ndonëse faktet kanë folur të kundërtën deri tani.

Rama thotë se sot kancelarja gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen në Tuluzë në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive dhe tema do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit të Europës ku do të mbahet qëndrimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut.

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 16 octobre 2019

K.B/DRONI.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje