VIDEO/Aksion i policisë në Kavajë, “çiklistin” e kapin duke shpërndarë heroinë

VIDEO/Aksion i policisë në Kavajë, “çiklistin” e kapin duke shpërndarë heroinë

62
0
Shares

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Çiklisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Burime zyrtare konfirmojnë se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 125 gr heroinë, lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë dhe sende të tjera.

Policia ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili rezulton banues në Kavajë.

Seksioni për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative finalizoi operacionin policor të koduar “Çiklisti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Ky shtetas gjatë momentit që po qarkullonte me biçikletë në lagjen Nr. 3 Kavajë është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur disa doza me heroinë. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku janë gjetur doza të tjera me heroinë, një sasi lekësh e sende të tjera”,-informon policia.

Policia shton ne njoftimin e saj zyrtar se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

KavajëFinalizohet operacioni policor i koduar “Çiklisti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 125 gr heroinë, lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë dhe sende të tjera.Në pranga një 45-vjeçar.Seksioni për parandalimin dhe hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative finalizoi operacionin policor të koduar “Çiklisti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:L. M., 45 vjeç, banues në Kavajë.Ky shtetas gjatë momentit që po qarkullonte me biçikletë në lagjen Nr. 3 Kavajë është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur disa doza me heroinë. Në vijim është ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku janë gjetur doza të tjera me heroinë, një sasi lekësh e sende të tjera.Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 125 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 36 700 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, biçikletë, 2 aparate celulare, 2 karta banke dhe një peshore elektronike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Publiée par Policia e Shtetit sur Mercredi 16 octobre 2019

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY