Kapen 21 kg drogë në një banesë në Peqin, katër të rinj...

Kapen 21 kg drogë në një banesë në Peqin, katër të rinj në pranga, policia në kërkim të të pestit

62
0
Shares

Policia e Shtetit ka vijuar me operacionet e koduara, kur këtë herë, një i fundit i policisë së Peqinit i koduar “Progër” ka goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike duke vënë në pranga katër persona dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.

Polica njofton se mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative, uniformat blu bënë kurorëzimin e operacionit duke vënë në pranga V.A., 25 vjeç, A.A., 19 vjeç, I.A., 22 vjeç, S.S., 30 vjeç, që të katër me banim në Peqin.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe shtetasi M.P., është i përfshirë në këtë veprimtari kriminale, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjatë operacionit në një banesë të pa banuar policia gjeti dhe sekuestroi rreth 21 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë në afërsi të banesës u kapën në flagrancë katër të dyshuarit, të cilët do merrnin lëndën narkotike.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY