Dade sfidon sërish kryeministrin Rama: Nëse je aq europianist, duhet të kishe...

Dade sfidon sërish kryeministrin Rama: Nëse je aq europianist, duhet të kishe ikur tashmë nga PS

36
0
Shares

Ish-ministrja e Jashtme dhe ish deputetja socialiste, Arta Dade, e ftuar në emisionin “Tempora” në Ora News, është shprehur ndër të tjera se, kryeministri Edi Rama duhet të ishte larguar prej kohësh nga Partia Socialiste.

Sipas Dades, ‘nëse vërtetë do të mendonte si një europianist ashtu siç vetëprezantohet, duhet të kishte ikur prej kohësh në mënyrë që t’i hapte rrugë proceseve të tjera brenda Partisë Socialiste’.

“Nëse vërtetë do të mendonte si një europianist ashtu siç vetëprezantohet, duhet të kishte ikur prej kohësh në mënyrë që t’i hapte rrugë proceseve të tjera brenda partisë socialiste. Në mënyrë që qeveria të drejtohej nga njerëz me vizion që realisht të qartë për Bashkimin Europian dhe së pari me njerëz që kanë substancë në atë që bëjnë duke i çuar gjërat deri në fund. Për fat të keq një numër reformash që duhet të ishin bërë në mandatin e parë, unë gjykoj që nuk janë çuar deri në fund. Një shëmbull është reforma territoriale e cila nuk ka dhënë produktet që ishin konceptuar në fillim”,-u shpreh Dade.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY