“Bënë dërr dërr për ‘bashkëqeverisjen me qytetarët’, Vasili: Tani nuk kanë lekë...

“Bënë dërr dërr për ‘bashkëqeverisjen me qytetarët’, Vasili: Tani nuk kanë lekë për pensionistët

50
0
Shares

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili gjithmonë ka kritikuar veprimet e qeverisë dhe është një prej zërave kundershtues të  Edi Ramës, duke e bere atë shpeshherë qëndër të sulmeve dhe denoncimeve.

Së fundmi, Vasili akuzon qeverinë se ka zeruar buxhetin e shtetit, duke mos patur mundesine te japin shpërblimin e fundvitit për pensionistët. Ai thotë se Ministrja e Financave thotë me gojën plot se nuk ka planifikuar asgjë për shpërblimin.

Thotë ministrja gjithashtu: të presim e të shohim sa para do mblidhen në arkën e shtetit dhe po doli gjë për pensionistët mirë dhe po nuk doli gjë prapë mirë. Qeveria e rilindjes e ç’organizuar, e dështuar dhe pa rezultate nuk planifikon dot as për dy muaj më pas se çdo të ndodhë me të ardhurat publike. Për koncesionet lekët nuk mungojnë megjithëse janë miliarda, ndërsa për shpërblimin e pensionistëve s’e vë njeri ujin në zjarr. Turp. Për pensionistët që jetojnë me sakrifica të tmerrshme ekonomike nuk ka lekë, ndërsa për oligarkët lekët nuk mungojnë kurrë”, shkruan Vasili.

Ai thotë se Edi Rama bën dërr dërr për “bashkeqeverisjen me qytetarët” dhe nuk u jep as shpërblimin e fundvitit pensionistëve. Sipas tij, Edi Rama flet edhe për “Shqipërinë solidare” dhe për vete nuk është solidar as me shtresën më të vuajtur që janë pensionistët.

Vasili akuzon Kryeministrin se përgjysmoi tatimin mbi dividentin dhe u bëri dhuratë oligarkëve miliarda lekë, por për pensionistet nuk ka lekë.

K.B/DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY