Komisionerët u helmuan nga votat e ardhura nga Serbia, Klinika Infektive...

Komisionerët u helmuan nga votat e ardhura nga Serbia, Klinika Infektive jep të dhënat për analizat

48
0
Shares

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Prishtinë, Lindira Ajazaj – Berisha, në një konferencë për media, ka thënë se rezultatet që i kanë marrë nga Instituti i Biokimisë, rreth zarfeve të ardhur me vota nga Serbia, kanë përjashtuar mundësinë e ndonjë agjenti infektiv, shkruan Gazeta Express.

“Për momentin me këto rezultate të strishove që janë marrë, përjashtohet që bëhet fjalë për një sëmundje infektive, në të gjitha analizat laboratorike që i kemi marrë nga Instituti Biokimisë. Kurse strishot e marra, që i kemi marrë sot rezultatet, edhe ato e përjashtojnë mundësinë e ndonjë agjenti infektiv”, ka thënë ajo.

Tutje ka thënë se gjendja e pacientëve është e mirë dhe se janë duke shqyrtuar lirimin e tyre për në shtëpi.

“Ne sikur edhe dje, edhe sot në klinikën infektive gjenden 12 pacientë. Gjendja e tyre është e mirë. Kur ta shohim të arsyeshme do t’i lëshojmë për në shtëpi. Prej rezultateve që i kemi marrë, është konfirmuar që nuk ka sindromë infeksioze”, ka shtuar ajo.

Më herët, Gazeta Express shkruante  se janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia me vota të cilat pas hapjes kanë kutërbuar.

“Jane diku rreth 26 zyrtarë që janë helmuar pra kanë marrë alergji në duar dhe fytyrë.  Ne në mëngjes i kemi pas zarfet edhe aty zyrtarëve u është shfaqë alergjia. Janë 5 kuti rreth 80 litërshe që kanë ardhur nga Serbia”, deklaroi me heret Buzhala për Express.

K.B (DRONI.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY