DETAJE/Motrat sherr me nusen e vëllait në Dibër, njëra e rreh, tjetra...

DETAJE/Motrat sherr me nusen e vëllait në Dibër, njëra e rreh, tjetra i drejton armën

134
0
Shares
Foto Ilustruese

Dy motra janë përfshirë në një sherr me nusen e vëllait të tyre në Dibër. Për motive të dobëta, sic thotë policia, njëra e ka dhunuar dhe tjetra i ka drejtuar armën e gjahut, e cila ishte pa fishekë. Njëra ka rënë në pranga tjetra po hetohet në gjendje të lirë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet Sh.D., akuzohet se për motive të dobëta ka rrahur kunatën e saj, shtetasen me inicialet A.D., 28 vjeçe, (nusen e vëllait), konflikt në të cilin është përfshirë edhe motra e saj.

Të njëjtat burime sqarojnë se po procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasja me inicialet Z.M., 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D). Kjo e fundit ka kanosur me armë gjahu, pa fishek kunatën e saj, ndërkohë që në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.

Mësohet se arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave. Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY