Policia zbulon 44-vjeçarin, në banesën e tij në Krujë i gjejnë 26...

Policia zbulon 44-vjeçarin, në banesën e tij në Krujë i gjejnë 26 kg drogë

54
0
Shares

Policia ka goditur një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe ka arrestuar nje person gjate nje operacioni te koduar “NOJA 3”.

Në pranga është vënë shtetasi B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë per te cilin policia kishte informacione të marra në rrugë operative për veprimtarinë që ushtronte.

Pas tyre, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit, ndërkohë që kontrolli në banesë i gjeti 26 kg kanabis sativa.

NJOFTIMI  

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës e F.L.O, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “NOJA 3”.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit B. M., 44 vjeç, banues në fshatin Nojë, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar përreth banesës së tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 26 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Canabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY