Negociatat/Këlliçi takon Manfred Weber: Disa vende janë kundër për shkak të korrupsionit,...

Negociatat/Këlliçi takon Manfred Weber: Disa vende janë kundër për shkak të korrupsionit, krimit dhe drogës

45
0
Shares

Belind Këlliçi ndodhet prej disa ditësh në Gjermani dhe në vendet perëndimore aktive në BE, ku po zhvillon takime me perfaqësues të lartë të partive homologe me PD-në si dhe me zyrtarë nga institucionet evropiane.

Sipas kreut të FRPD-së, takimi i fundit që ai zhvilloi ishte me kryetarin e grupit parlamentar te PPE-së, Manfred Weber.

Ai dhe Këlliçi kanë rënë dakord lidhur me problemet e Shqipërisë, teksa disa vende të Këshillit Europian, jane kundër për shkak të korrupsionit, krimit, drogës.

Me kryetarin e grupit parlamentar te PPE (Partise Popullore Europiane) ne Parlamentin Europian Manfred Weber, folem per procesin e integrimit ne BE. Weber u shfaq skeptik per vendimin e Keshillit Europian pasi disa vende jane kunder per shkak te korrupsionit, krimit, droges dhe mos funksionimit te demokracise ne vendin tone.

Shqiperia eshte ne nje krize te thelle politike dhe ka nje sere kushtesh per te permbushur. Gjermania me vendimin e saj permes vendosjes se 9 kushteve, i dha nje mundesi Edi Rames te ece ne kete proces, por deri tani asnje vendim nuk eshte ndermarre per te permbushur kushtet e vendosura, te cilat jane sot ne tryezen e te gjithe vendimarresve europiane”,-shprehet Këlliçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY