FOTO/I përfshirë në skema borxhesh dhe mashtrimesh, arrestohet në Paraguai djali i...

FOTO/I përfshirë në skema borxhesh dhe mashtrimesh, arrestohet në Paraguai djali i ish-prefektit

65
0
Shares

Djali i ish-Prefektit të Shkodrës Paulin Radovani është arrestuar në Paraguai. Mësohet se Elton Radovani është vënë në pranga për llogari të shtetit shqiptar, si i përfshirë në grupin e fajdexhinjve. Emri i Radovani doli gjatë seancës për masat e sigurisë ndaj 12 të arrestuave të operacionit “Maranaj”.

Radovani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana pasi gjykata e Shkodrës i dha masën e sigurise “Arrest me burg” ne mungese. Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur në datën 3 tetor 2019 në orët e mesditës nga policia e Paraguait.

Ndaj tij, te vellait Bert Radovani dhe babait te tyre Paulin Radovani, ish prefekt vazhdojne seancat dhe hetimet per mashtrim dhe borxhe te pashlyera qe shkojne ne shifra marramendese.

Në grupin e fajdexhinjve në kryeqendrën e veriut, rezultojnë të jenë përfshirë noterë, avokatë dhe një efektiv i policisë.

Operacioni i koduar “Maranaj” u ndërmor në  orët e para të mëngjesit, të 14 marsit, kur forcat Speciale nga Tirana  zbarkuan në Shkodër në një aksion blitz dhe 11 persona u vunë në pranga  gjatë kontrollit në 22 banesa. Një tjetër u kap teksa tentoi të  arratiset drejt Kosovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY