EMRI/Makina bie nga mbikalimi në shinat e trenit, humb jetën i riu...

EMRI/Makina bie nga mbikalimi në shinat e trenit, humb jetën i riu shqiptar në Nju Jork

48
0
Shares

Policia në Orangetown, Nju Jork janë duke hetuar një përplasje makine që mori jetën e një 18-vjeçari, nxënës në shkollën e mesme ‘Pearl River’.

Nuk dihet ende për momentin gjendja e dy udhëtarëve të tjerë në makinë. I riu që ka humbur jetën ka qenë shqiptaro-amerikani Altin Nezaj. Emri i të ndjerit u bë i njohur për publikun nga një mesazh i shkollës ku mësonte.

Altini ishte edhe anëtar i ekipit të futbollit të shkollës që do të mbajë sonte zi, duke ndezur qirinj në kujtim të tij.

Sipas të dhënave të para, makina ka rënë nga një mbikalim shumë i lartë, në Route 304, dhe ka rënë përmbys mbi shinat e trenit, poshtë ku ka marrë flakë, në komunën e njohur si Pearl River. /Illyria

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY