Sali Berisha paralajmëron Edi Ramën/ Po e publikove prapë këtë foto, do flas të vertetën

Ndaje

Ish Kryeministri Berisha ka reaguar me një shenim në faqen e tij në facebook pas ripublikimit të disa fotove të Edi Ramës më shenja të dhunës në fytyrë.

Berisha shprehet se me publikimin e këtyre fotove Rama kërkon të bëjë viktimën si i përfshirë në një krim politik, por që në fakt është një krim pasioni i kryeministrit.

Berisha paralajmëron Ramën se nëse i nxjerr edhe njëherë këto foto ai do të tregojë të gjithë të vëretën.

 

 

Postimi i plotë i ish Kryeministrit:

Edvin Mafia për të shpëtuar lekurën shet krimin e pasionit për krim politik!

Miq, i rënë përtokë nga deshtimi total dhe damkosja në Europë dhe në botë, Edvin Mafia nxori këtë foto të 22 viteve më parë. Me këtë foto ai për të bërë viktimën kërkon t’iu shesë shqiptarëve krimin e pasionit për krim politik për të zbutur sadopak zemërimin dhe urrejtjen e madhe popullore ndaj tij!

Me këtë rast e paralajmeroj publikisht se dhe njëherë të vetme po përdori foton e krimit të pasionit për krim politik, do të bëj publike të gjithë të vertetën e rrethanave të ketij krimi pasioni, të gjitha hollësitë dhe autoret e tij! sb

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje