Policia britanike mesazh 2 mijë klientëve të bandës shqiptare të drogës

Policia britanike mesazh 2 mijë klientëve të bandës shqiptare të drogës

341
0
Shares

Policia britanike u dërgoi mesazhe 2 mijë klientëve të një bande shqiptare të drogës, duke u ofruar atyre mbështetje për abuzimin me lëndët narkotike.

Banda furnizonte me kokainë njerëzit që punojnë në qendrën financiare të Londrës. Numrat celularë të të prekurve u gjetën në dy telefona të sekuestruar nga një rrjet shqiptar i krimit të organizuar.

Mesazhi në tekst thoshte se tregtarët me të cilët ata ishin lidhur me telefon ishin arrestuar dhe klientët e tyre ishin duke u kontaktuar për t’u ofruar ndihmë.

Një mesazh, i cili është dërguar 1.852 herë në Britani, ofroi këshilla dhe mbështetje për abuzimin e substancave.

Dy drejtuesit e rrjetit, Bledar Ponari, 28 vjeç (në foto) dhe Fjoralb Fera, 21 vjeç, mbanin rreth tetë korrierë

Policia e qytetit të Londrës gjurmoi 12 shqiptarë që u kapën me 1.2 kg kokainë me vlerë 144,000 £, dokumente të rreme identiteti dhe 20,000 £ para cash.

Ata u burgosën midis 25 dhe 64 muaj në gjykatën mbretërore të Inner në Londër dhe Old Bailey gjatë 12 muajve të fundit.

Korrierët e grupit shpërndanin nëpërmjet telefonave lëndë narkotike në rrethin financiar të kryeqytetit britanik.

Detektivi Konstable Lee Johnson, i cili drejtoi hetimin tetë muajsh, tha se njerëzit që përdorin drogë nuk ishin të vetëdijshëm se ata po ushqejnë krimin e dhunshëm dhe skllavërinë.panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY