Qeveria i jep Kastratit tenderin e karburantit, pa garë 21 milionë euro

Qeveria i jep Kastratit tenderin e karburantit, pa garë 21 milionë euro

216
0
Shares

Ish deputeti I PD, Agron Shehaj ka bërë publik dje një tjhetër skandal të qeverisë në procesin e ushqimit të oligarkëve ne paratë publike.

Postimi i Shehaj:

Skandali korruptiv me megatenderin 21.5 milionë euro të karburanteve. Kastrati Sha fitoi një tender fiktiv që i jep të drejtë ekskluzive të furnizojë qeverinë me karburant per 3 vitet e ardhshme. Qeveria Rama do blejë karburantin me shumicë me përreth 180 lek për litër, me pothuajse të njëjtin çmim që e blejnë konsumatorët të pompa e karburantit.

Më 12 shtator, Ministria e Brendshme zhvilloi tenderin më të madh për blerje karburanti në historinë e shtetit shqiptar: 21.5 milionë euro për blerje kaburanti për tre vjet u tenderuan në tre lote.
Në të tre lotet morën pjesë dy kompani të njëjta, Kastrati Sha dhe AT&T.

AT&T u regjistrua në garë si mbulesë dhe nuk paraqiti asnjë ofertë dhe asnjë dokument. Si rezultat, Kastrati Sha i fitoi të tre tenderat automatikisht si i vetmi ofertues, me metodën e zakonshme të vjedhjes së parave publike nën qeverisjen Rama.

Kështu Kastrati Sha siguroi monopolin e furnizimit me karburant të gjithë shtetit shqiptar për të tre vitet e ardhshëm.

Çmimi me të cilën u akorduan tenderat është skandaloz: çmimi i importit me shumicë plus një marzh fitimi prej 15,9%-17,9%, marzh fitimi disa herë më i lartë se ai i tregut.

Po të bësh llogaritë nisur nga çmimet e tanishme të importit, i bie që qeveria shqiptare po ble një litër naftë me 177,1 lekë për litër.

Aktualisht, kompanitë e karburanteve i furnizojnë konsumatorët e mëdhenj me çmim shumice prej 161-163 lekë për litër. Kjo do të thotë se shteti shqiptar po e ble karburantin me çmim rreth 15 lekë për litër, ose 10 për qind, me shtrenjtë se po ta blinte në tregun e lirë.

Për blerjen me vlerë 21,5 milionë euro nga Kastrati Sha, qeveria do të paguajë mbi 2 milionë euro më shumë se sa po ta blinte karburantin direkt në treg, pa patur nevojë për tender dhe për garë.

Klientelismi, korrupsioni dhe abuzimi me paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë qëllimi kryesor i qeverisë Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY