VIDEO/Gazetarja kapet e papërgatitur gjatë raportimit “live”, djali i saj futet në...

VIDEO/Gazetarja kapet e papërgatitur gjatë raportimit “live”, djali i saj futet në studio dhe e ndërpret

61
0
Shares

Kur transmetimi është i drejtpërdrejtë jo çdogjë mund të jetë në kontroll. Gazetarja e NBC, Courtney Kube, e cila mbulon lajmet e sigurisë kombëtare dhe të Pentagonit, po raportonte “live” në studio në lidhje me pushtimin turk të Sirisë.

Por ne nje moment, u shfaq djali i saj 4-vjeçar, i cili nuk e la ta vazhdonte punën e qetë. Ai shkoi dhe ndërhyri te kamerat duke iu afruar të ëmës dhe duke filluar ta prekte.

“Më falni, më kanë ardhur fëmijët”, tha Kube duke buzëqeshur teksa largonte të birin mënjanë, ndërkohë që regjia vendos një hartë të Turqisë dhe të Sirisë në ekran.

Amanda Macias, e cila mbulon lajmet e sigurisë kombëtare, e lëvdoi kolegen e saj.

“Kjo tregon që gazetarja Kube ësht ënjë nënë që punon më fort nga të gjitha, ndërkohë që vazhdon të japë lajmet”, shkroi ajo teksa shpërndante videon e ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY