Vjosa Osmani flet pas takimit me Albin Kurtin për koalicionin: Do reduktohet...

Vjosa Osmani flet pas takimit me Albin Kurtin për koalicionin: Do reduktohet numri i ministrive

43
0
Shares

Kanë dalë para mediave pas përfundimit të takimit Albin Kurti me Vjosa Osmanin.  Kandidati për kryeministër Albin Kurti ka deklaruar se më LDK-në janë marrë vesh që ta minimizojnë numrin e ministrive dhe zëvendësministrave në qeverinë e re.

Kurti deklaroi se me Osmanin po ashtu u pajtuan që në të kenë një qeveri që përbëhet edhe nga gratë ku kuota pritet që të jetë 30 për qind.

Ndërkohë për ndarjen e posteve Kurti tha se nuk kanë biseduar në takimin e sotëm me Osmanin. Tutje, Albin Kurti, deklaroi se qeveria e tij do të ketë transparencë.

“Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani, ndërsa Kurti tha se çdo gjë është e qartë pas këtyre zgjedhjeve.

Në rezultate preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para , ndërsa LDK’ja e dyta.

Sipas Express, KQZ-ja dje ka vendosur që mbi 300 vendvotime të rinumërohen për shkak të një problemi teknik që ka ndodhur me shtypjen e formularëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY