VIDEO/Protestë tek Drejtoria, ish-deputeti bashkë me banorët e Unazës: Iu bëj thirrje...

VIDEO/Protestë tek Drejtoria, ish-deputeti bashkë me banorët e Unazës: Iu bëj thirrje punonjësve të policisë

43
0
Shares

Banorë e Unazës së Re po zhvillojnë një protestë para Drejtorisë së Policisë në  Tiranë, nga ku po shoqërohen dhe nga ish-deputeti Klevis Balliu.

Ish deputeti i paralajmëroi sot efektivët e policisë se do të mbajnë përgjegjësi ligjore për cdo shoqërim të paligjëshëm. Balliu akuzoi kreun e qeverisë se erdhi të provokojë banorët e unazës së re, të cilët thuajse prej një viti janë në protestë kundër projektit të Unazës së Re.

“Me gjak do e mbrojmë pluralizmin në Shqipëri. Kam edhe një thirrje këtu për të gjithë punonjësit e policisë, iu them atyre hapini sytë Rama është në ditët e fundit do mbahet përgjegjësi ligjore për këdo që arreston në kundërshtim me ligjin” tha Balliu ndërsa theksoi se protesta do të vijojë edhe pasditen e sotme pranë Unazës së Re.

LIVE – Banorët e Unazës së Re tek Drejtoria e Policisë pas arrestimit të disa përfaqësuesve të tyre.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Jeudi 10 octobre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY