VIDEO/Adoleshentët dhunojnë keq bashkëmoshatarin, reagon policia: Të rinjtë e pësojnë keq

VIDEO/Adoleshentët dhunojnë keq bashkëmoshatarin, reagon policia: Të rinjtë e pësojnë keq

103
0
Shares

Policia ka reaguar zyrtarisht pas një ngjarje të rëndë të ndodhur në Cerrik me disa adoleshentë.

Bëhet fjalë për një video te frikshme e cila është publikuar një ditë më parë që ka ngjallur jo pak reagime.

Janë disa nxënës 15-vjeçarë që ushtrojnë dhunë ndaj një bashkëmoshatari të tyre. Videoja është publikuar nga Jeta Osh Qejf, e cila shkruan se pamjet janë filmuar dy ditë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare në Njësinë Administrative Shalës të Cerrikut.

Ndërkohë policia ka reaguar sot duke pohuar ngjarjen e rëndë dhe deklaruar se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 5 adoleshentëve të moshës 15-vjeçare.
“Në lidhje me videon e publikuar në portalin “Jeta Osh Qef”, ku disa nxënës ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, ju informojmë se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit:
M. P., N. M., A. Ç., M. SH., A. A., të moshës 15 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, pasi këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konfliktit për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëmoshatarit të tyre, në ambientet e një shkolle, jashtë orarit të mësimit”, deklaron policia.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY