Tronditet Kavaja/Dalin emrat e viktimës dhe policit të plagosur, si ndodhi ngjarja

Tronditet Kavaja/Dalin emrat e viktimës dhe policit të plagosur, si ndodhi ngjarja

107
0
Shares

Një ngjarje e rëndë tronditi Kavajën, teksa si pasojë e një sherri, u shënua një viktimë dhe një i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në banesën e një gruaje, ku një efektiv i policisë së burgjeve është përplasur me armë me një tjetër person.

Për pasojë ka mbetur i plagosur efektivi Bledar Toci 36 vjeç dhe ka humbur jetën personi tjetër, Dritan Haxholli, ish-partner i gruas së re.

Bledar Toci ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Durrësit dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë ku mëosohet se ndodhet në gjendje të rëndë.

Priten detaje të tjera zyrtare nga policia, por paraprakisht dyshohet se sherri ka lindur për një vajzë, ku kjo e fundit kishte thirrur te afermin e saj polic pas zenkes me ish-të dashurin.

Ish-partneri i saj ka hyrë në banesë dhe ka qëlluar me armë, duke lene fillmisht policin të plagosur, por Bledar Toci e ka qëlluar në shenjë duke  e lene të vdekur në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY