“Propagandë rajonale”, Manjani për mini-schengen Ballkanik: Duhet të ishte për lëvizjen e...

“Propagandë rajonale”, Manjani për mini-schengen Ballkanik: Duhet të ishte për lëvizjen e lirë të Kosovës, po as që e kishin në refene

46
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani nuk e sheh ide të mirë “shengen-in ballkanik”, duke shkuar me thellë dhe duke e analizuar këtë takim të fundit mes 3 liderëve.

Sipas Manjanit, mini-schengeni duhet të ishte për të siguruar lëvizjen e lirë të Kosovës në hapësirën e vendeve të Ballkanit, por sipas Manjanit, nuk e kishin nëm refene as Vuçiç e as Rama dhe Zaev.

Ish-ministri deklaron se kjo eshte vetëm propagandë rajonale, në rastin më të mirë.

REAGIMI I PLOTE

Mini Schengen Ballkanik?!

Ne lëvizim lirisht tashmë jo vetëm brenda Ballkanit, por në gjithë Europën.

Ç’do me thënë schengen Ballkanik në këto kushte?!

Ky koncept do kishte kuptim për Të siguruar lëvizjen e lirë të Kosovës në hapësirën schengen të vendeve të Ballakanit që janë anëtarë të BE. Por Kosovën nuk e kishin në refene as Vuçic as Zaev e as Rama!!!

Kështu që ky mini schengeni duket si takim shokësh që kanë nevojë për të marrë vemendje në vendet e tyre, për çështje të brendshme…

Kjo quhet propagandë rajonale, në rastin më të mirë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY